LAJME

Mes Mitrovicës dhe Kukësit, bashkëpunim i shkëlqyeshëm

Spread the love

 

 

Bashkëpunimi mes komunës së Mitrovicës dhe të Kukësit është i shkëlqyeshëm.

Kështu u vlerësua sot në Mitrovicë, gjatë takimit mes kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe të Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, u diskutua edhe për çështje tjera me interes të përbashkët.

“Do të nisim simbolikisht veç tjerash edhe aktivitetet për shënimin e 19 vjetorit  të eksodit të shqiptarëve ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunës së Rahovecit, ndërsa finalja e këtyre aktiviteteve do të përfundojë të hënën me një tubim të madh në Kukës”, ka thënë Bahtiri.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në Mitrovicë, ndërsa ka përgëzuar Bahtirin për punën e mirë që është duke bërë për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, ky bashkëpunim mes këtyre dy qyteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë shkëlqyeshëm mes vete dhe ky bashkëpunim do të shtrihet në shumë fusha që janë në interes të qytetarëve”, theksoi Shehu.

Bahtiri dhe Shehu kanë shëtitur nëpër rrugët e qytetit të Mitrovicës, ndërsa nisën simbolikisht shënimin e 19 vjetorit të eksodit me vënien e kurorave me lule tek shtatoret e heronjëve dhe dëshmorëve në Mitrovicë. /kp/.

Related posts

Rritet çmimi i naftës në 177 lekë, pritet të kapë rekordin mbi 200 lekë/litër

dritatv

Tusk: Për Serbinë nuk do të vendoset në Moskë, as në Bruksel

dritatv

Instituti i Vjenës: Shqipëria, rritjen e tretë ekonomike në Europën Qendrore e Juglindore

dritatv

Leave a Comment