Merkel, thirrje për investime në automjetet elektrike

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Frankfurtit të enjten, u bëri thirrje prodhuesve të makinave të investojnë më shumë në automjete elektrike.

“Lëvizshmëria e lartë do të ketë çmimin e saj nëse nuk prodhohen automjete më miqësore ndaj klimës”, tha Merkel.

Ajo theksoi se industria e makinave po përballet me një “detyrë herkuliane” në përpjekje për të krijuar një mënyrë më të qëndrueshme të udhëtimit.

Kancelarja paralajmëroi se një zvogëlim i dëshirueshëm i dioksidit të karbonit nga vëllimi i përgjithshëm i trafikut, nuk ishte regjistruar që nga viti 1990.

Merkel i bëri thirrje industrisë së automjeteve të investojë më shumë në prodhimin e makinave elektrike më të lira dhe më të qëndrueshme.

Deutsche Welle thotë se mosbesimi dhe mosinteresimi ishin të dukshme në hapjen e Car Show.

Ngjarja vjetore e Frankfurtit tërhoqi 1.000 ekspozues vitin e kaluar, por këtë vit ky numër ka rënë në 800, me panairin që po mbahet në një sallë më të vogël.

Vëmendja mediatike ishte më e përqëndruar në protestues kundër industrisë së automjeteve sesa në vetë ngjarjen. /tesheshi.com/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

“Hanim me gojën gjak”! Duartrokitet shqiptari që vrau babanë në Greqi

Një i ri shqiptar është bërë hero në Greqi, pasi ka vrarë babanë e tij 70-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maj të...

Kosovë, takim për programin IPA me vlerë rreth 200 milionë euro

  Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Europian organizuan takimin iniciues për afatet kohore dhe sektorët që do të përkrahen nga...

Mblidhet Forumin i Debatit Qytetar në Elbasan, Balla: Në mungesë të opozitës, Forumet e debatit Qytetar kanë rëdësi të veçantë

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile në PS,...

Së fundi

Siri, vriten 5 pjesëtarë të milicisë shiite të mbështetur nga Irani

Pesë pjesëtarë të milicisë së mbështetur nga Irani u vranë sot në Sirinë e shkatërruar nga lufta, bëri të ditur agjencia iraniane e lajmeve...

Ismaili: Qytetarët nuk do të blejnë më barna me çmime të larta

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Demokracia Plus kanë organizuar një tryezë diskutimi në të cilën është diskutuar për Draftin e Udhëzimit Administrativ për...

Bashkia e Tiranës nis fushatën për pagesën e ujit

Bashkia e Tiranës po merr masa për mbledhjen e pagesave të konsumatorëve debitorë ndaj ujësjellësit, krahas investimeve për rehabilitimin e rrjetit. Prej kësaj të hëne...