Merkel shkarkon ministrin për simpati ndaj radikalëve AfD

Kencelarja gjermane Angela Merkel ka shkarkuar sot nj nga ministrat e saj i cili foli me lavde për fitoren e një kandidati liberal që është mbështetur nga e djathta ekstreme e vendit.

Kandidati Thomas Kemmerich, fitoi zgjedhjet në landin e Thuringia me mbështetjen e partisë së të djathtës ekstreme anti-emigrante AfD.
Ndërsa Christian Hirte i partisë së Merkel CDU, i dërgoi atij urimet e tij në rrjetet sociale.

Por fitorja e Kemmerich me mbështetjen e AfD, konsiderohet nga qendra e majtë si një tërmet politik, dhe Merkel tha se komentet ishin “të pafalshme”.

Zgjedhjet e të mërkurës duket se thyen një tabu në politikën gjermane pasi partitë e mëdha nuk kishin bashkëpunuar më parë me ato të ekstremit.

Teksa vota tronditi stabilimentin e vjetër në Gjermani, Hirte i shkroi publikisht Kemmerich të FDP: “Zgjedhja juaj si kandidat i ‘mesit’ tregon se aleanca e gjelbër-e kuqe është larguar përgjithmonë.” Komenti u dënua nga anëtari i partisë së Gjelbër, Sven Kindler, i cili shkroi: “Formon pakt me nazistët ndërsa ju i jepni përgëzime, çfarë turpi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi