Merkel dhe Putin diskutojnë mbi tensionet në Ukrainë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë në lidhje me përballjen mes Moskës dhe Kievit në Detin Azov javën e kaluar.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel dhe Putin pranuan në kuadër të samitit të G20-ës në Buenos Aires të zhvillojnë bisedime mbi këtë çështje në të ashtuquajturin formati i Normandisë, ku përfshihen delegacionet nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.

Të dielën e kaluar, Rusia kapi tre anije ukrainase pranë gadishullit të Krimesë, një territor ukrainas i aneksuar në vitin 2014.

Roja bregdetare ruse hapi zjarr duke kapur anijet ukrainase dhë Ngushticën e Kerçit, që lidh Detin Azov me Detin e Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi