Mercedes-Benz zbulon çmimet e GLE 2019 në Gjermani

Mercedes-Benz ka njoftuar se GLE 2019 tani është në dispozicion për porosi në Gjermani, me një çmim fillestar prej 65,807 € për modelin bazë 300d 4Matic – ose pothuajse 6,000 € më pak se versioni i rivalit, BMW X5 xDrive30d, i cili kushton 71,100 €.

GLE 300d 4Matic përdorë motor 3.0 litërsh dizel me gjashtë cilindra dhe ka 245 PS. Sa i përket shpenzimeve, ky SUV konsumon mes 6,1 dhe 6,4 litra naftë në 100 kilometra.

Ndërkohë versioni tjetër GLE 450 4Matic kushton të paktën 72,649 euro.

Ky model hibrid është mundësuar nga një motor 3.0 litërsh benzinë, i cili ka 367 PS. 22 PS janë në dispozicion gjatë periudhave të shkurtra kohore me funksionin Boost EQ. Konsumi mesatar i karburanit është 8,3 deri 9,4 në 100 kilometra./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi