SHËNDETËSI

Mënyra natyrale se si ta largoni stresin!

Spread the love

Efektet e stresit mund t’i keni ndjerë herë pas here në formën e dhimbjeve të kokës, muskujve të tensionuar, netëve pa gjumë madje edhe tretjes së dobët. 

Këto gjendje në një periudhë afatgjate mund të ulë ndjeshëm nivelin e serotoninës në tru duke ndryshuar humorin, sjelljet tuaja dhe cilësinë e jetës.

Ja, si të rritni hormonin serotonina në mënyrë natyrale:

Merrni proteinat nga burimet shtazore

Për të prodhuar serotoninën, trupi juaj ka nevojë për triptofan që mund të merret nga proteinat e kafshëve si gjeli i detit, qumështi, pula, mishi i viçit, veza ose peshku.

Dilni në diell

Një tjetër “truk” për të rritur prodhimin e serotoninës në tru është të dilni për 30 minuta në diell.

Mos hiqni dorë plotësisht nga karbohidratet, por duhet të minimizoni marrjen e sheqerit.

Nivelet e serotoninës janë të ulëta kur ju filloni të keni uri për diçka të ëmbël. Kjo është për shkak të faktit se serotonina ka nevojë për pak insulinë për t’u prodhuar. POR ju duhet të reduktoni sasinë e sheqerit në mënyrë që të jeni në gjendje të rregulloni prodhimin e insulinës tuaj pa shkaktuar “rënie sheqeri” .

Lëvizni

Një mënyrë tjetër për të rritur nivelet e serotoninës në trurin tuaj është përmes aktivitetit fizik. Të ushtrohesh pas një dite të gjatë dhe stresuese mund t’ju bëjë të ndiheni mirë./Kosova Post/

Related posts

Gurët në veshka, kombinimi “thërrmues” i padëgjuar me limon dhe vezë

dritatv

Çaji i hithrës një ilaç që shëron këto sëmundje

dritatv

Truri i femrave është më kompleks se i meshkujve

dritatv

Leave a Comment