Mënyra e re e menaxhimit të barnave nga ministria

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se nga sot kjo ministri për herë të parë do të ketë nën menaxhim kontratat për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik.

Sipas Ismailit, një sistem i tillë mundëson monitorimin e të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj.

Reagimi i plotë i Ministrit Ismaili:

Kur ka vullnet dhe dëshirë për të punuar edhe rezultatet nuk mungojnë. Sot mora një lajm të rëndësishëm nga drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

Për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do ta bëjë menaxhimin e kontratave për barna dhe material shpenzues përmes një sistemi elektronik, i cili është aktiv që nga sot.

Ky sistem do ta mundësojë monitorimin elektronik të të dhënave të detajuara të kontratës, në të gjitha fazat e saj. Çfarë është më e rëndësishmja, ky sistem do të na njoftojë 120 ditë (4 muaj) para skadimit të një kontrate, në mënyrë që ne të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e një kontrate të re dhe të mos mbesim në mungesë do të ndonjë bari.

Këto janë ndryshimet për të cilat sistemi shëndetësor ka nevojë dhe për të cilat ne po punojmë çdo ditë për t’i realizuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi