Memli Krasniqi i bindur: Nuk ka zgjedhje sivjet

Partitë në pushtet janë të bindura se zgjedhjet nacionale nuk do të mbahen brenda një periudhe të shkurtër.

Ato nuk mendojnë se Lista Serbe ka fuqi ta rrëzojë Qeverinë.

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet e partive politike të pushtetit dhe opozitës, kanë quar në bllokim të Kuvendit duke bërë që shumë pika të barten nga seanca në seancë. Edhe pse opozita vazhdimisht po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për pozitën ato s’janë në plan.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka thënë EO, se opozitës i mungon vendosmëria, për ngritje të mocionit të mosbesimit dhe se sipas tij, thirrjet për zgjedhje po bëhen vetëm për konsum politik.

“Opozitës ju mungon vetëm një gjë në fakt, vendosmëria. Ata s’janë të vendosur për asgjë, ata thonë që duan me marr pjesë në dialog e nuk kanë guxim me marr përgjegjësi për dialogun, thonë që do ta bojkotojnë kuvendin e pastaj vine ne kuvend, një pjesë dalin e një pjesë hynë, thonë që duan zgjedhje dhe nuk guxojnë me ngrit mocion mosbesimi, do të thotë, është reflektim i problemeve të tyre të brendshme. Krejt ajo çka ata e deklarojnë për zhvillimet është se nuk është rendi zgjedhjeve, askush në Kosovë nuk dëshiron zgjedhje”.

“Kush do që thotë që do zgjedhje ose është i interesuar për to, është i pasinqertë dhe e thotë për konsum politik ditor. Sidoqoftë çdo parti serioze duhet të jetë gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por PDK-ja mendon se nuk duhet dhe nuk ka nevojë për zgjedhje”.Kur ka foli për vizat, shefi i PDK-së në Kuvend, tha se nëse kosovarëve nuk u lejohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, me këtë veprim Bashkimi Evropian (BE) po ia kthen shpinën Kosovës. Tërheqjen të zotimeve të zyrtarëve të BE-së e quan ai skepticizmin e shteteve anëtare.

“Mendoj që është sinjal shumë dekurajues, është komplet i padrejtë dhe nëse një gjë e tillë vërtet do të ndodhë atëherë do të jetë me të vërtet një kthim i shpinës Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Me vite na kanë thënë që nuk është vendim politik, por që është çështje teknike, janë pikërisht qëndrimet politike që dëshirojnë ta mbajë Kosovën të përjashtuar nga një e drejt fondamentale”.

Ndonëse shpreh optimistë se liberalizimi mund të ndodh, Krasniqi thotë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e caktuar, madje pati më shumë kritere se të gjitha vendet e rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi