Mediat serbe: Njerëzit e Lavdrim Muhaxherit deshën të vrasin Putinin, Netanyahun dhe Vucicin në Moskë

Autoritetet ruse kanë arrestuar 26 persona, nën pretendimin se janë terroristë islamik, të cilët ishin duke përgatitur atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe presidentin serb serb Aleksandar Vuçiç, të cilët po merrnin pjesë më 9 maj në paradën ruse të organizuar në Moskë në shenjë të 72 vjetorit të fitores kundër nazizmit.

Ndërsa mediat serbe, gjegjësisht tabloidi “Alo”, pretendon se këta terroristë rusë, ishin të financuar nga bashkëluftëtarët e terroristit shqiptar, tashmë të vrarë, Lavdrim Muhaxheri.

Mediat serbe, këtë e lidhin me faktin se kjo ishte një tentim hakmarrje për vrasjen e Muhaxherit, i cili pretendohet se u vra në Siri nga forcat ushtarake ruse.

I njohur si “kasapi shqiptar nga Kaçaniku”, Muhaxhiri ishte likuiduar nga trupat ruse në vitin 2017, gjatë operacionit të forcave ajrore të Rusisë në zonën e Idlibit.

“Për tu organizuar një operacion i tillë si ky për vrasjen e presidentit rus, nevojiten shumë para dhe plane, ndërsa një pjesë të madhe të shumës e kanë mbledhur ish- luftëtarët, konkretisht bashkëluftëtarët e komandantit Muhaxheri. Paratë kanë ardhur nga trafikimi i drogës, që ende po ndodh në Kosovë dhe Maqedoni, të cilët momentalisht kanë një numër të madh të xhihadistëve që janë kthyer nga Siria”, shkruan gazeta serbe ‘Alo’ duke cituar kinse një burim të sajin.

Tutje, kjo gazetë shkruan, se nuk duhet harruar faktin që pikërisht Lavdrim Muhaxheri ka qenë ai i cili kishte organizuar një numër të madh të sulmeve terroriste, duke përfshirë edhe sulmin terrorist të dështuar, ndaj futbollistëve izraelit në ndeshjen që do të zhvillohej në mes të Izraelit dhe Shqipërisë në vitin 2016 në Shqipëri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi