Mediat serbe: Kosova po synon të krijojë një Asociacion të rremë

Autoritetet e Prishtinës synojnë rol kyç, fjalën e fundit në themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe sa më shumë reduktimin e ndikimit serbë, e kjo rrjedh nga planet të cilat janë paraqitur nga BE dhe SHBA.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç ka prezantuar një dokument në të cilin sipas tij, janë paraqitur argumente të papërmendura më parë nga institucionet kosovare, transmeton lajmi.net.

“Prishtina nuk e ka ndërmend të krijojë AKS-në. Serbët duhet të punojnë vetë ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Gjuriç.

Dokumenti i titulluar Mekanizmi i Punës për AKS-në është paraqitur javën e kaluar, ndërsa diplomatë të huaj parashikojnë që funksionimi i këtij ‘mekanizmi’ të mbikëqyret nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij dokumenti, Mekanizmi i Punës duhet të përbëhet nga Bordi Ekzekutiv, Ekipi Drejtues dhe Ekipi Kombëtar i Konsultimit.

Bordi Ekzekutiv do të udhëhiqet nga kryenegociatori për dialog, Avni Arifi dhe detyra e tij do të jetë monitorimi i performancës së ekipit të menaxhimit duke siguruar koordinim me Brukselin dhe zbatimin e marrëveshjes në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gazeta shkruan se referimi i Kosovës në Kushtetuese është një justifikim për të mos krijuar AKS-në.

Sipas Gjuriçit, plani i ekipit të menaxhimit parashikon t’i ketë vetëm katër serbë nga një total prej 12 anëtarëve e kjo thotë ai është në kundërshtim me Traktatin e Brukselit.

Ai ka shtuar se është pesimistë për presionin e mundshëm të bashkësisë ndërkombëtare për të inkurajuar procesin./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi