Mediat malazeze publikojnë pamjet: Si u arratis Gruevski

Largimi ish kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Hungarisë duke kaluar tre shtete ka ngjallur reagime të shumta.

Së fundmi mediat serbe dhe ato malazeze duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se Gruevski ka ndjekur itinerarin Maqedoni-Shqipëri-Mali i Zi-Serbi për të mbërritur më pas në Hungari, aty ku ka kërkuar azil politik me pretendimin se në vendin e tij i rrezikohet jeta.

Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, Gruevski nga Shqipëria ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor në orën 19:19 përmes vendkalimit kufitar Bozhaj. Në të njëjtën ditë në orën 22:16 është larguar nga Mali Zi duke hyrë për në Serbi përmes vendkalimit kufitar Dobrakovo.

Ai ka hyrë në Serbi me një veturë me targa 55AO5 dhe shoqërohej nga zv.ambasadori hungarez në Mal të Zi Casar Josef Zoltan dhe konsulli Felegjazi Shaba.

Media malazeze gjithashtu ka nxjerrë edhe disa fotografi te Gruevskit ku pretendohet se ka kaluar nga Mali i Zi për në Serbi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi