Media ruse: Kremlini nuk ka njoftuar për takimin Putin-Thaçi

Publikimi i fotografive nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin është bërë lajm edhe nëpër media ruse.

Por këtë takim, të cilin e përshkruajnë si të shkurt, Tass.ru. shkruan se Kremlini nuk ka raportuar.

“Kremlini nuk ka njoftuar për këtë takim. Qëndrimi në Paris më 11 nëntor për nder të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore nuk ka qenë i rezervuar për takime të ndara për bisedime me liderë të tjerë. Në të njëjtën kohë, Kremlini nuk përjashton kontaktet e shkurta me pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Praktikisht, gjatë punës në mëngjes liderët kanë mundësinë që të flasin shkurtimisht me njëri-tjetrin” shkruan Tass.ru./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi