Media kroate: Vdes ish-gjenerali kroat Praljak

Media kroate ka pohuar se në spital ka vdekur ish-gjenerali kroat Slobodan Praljak për të cilin u pretendua se piu helm gjatë seancës gjyqësore të sotme në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (ICTY) në qytetin e Hagës në Holandë.

Agjencia zyrtare kroate e lajmeve HINA në një lajm të bazuar tek një i afërm i ish-gjeneralit kroat, ka njoftuar se Praljak ka humbur jetën në spitalin ku ai ishte dërguar.

Ndërkohë, shumë media lokale në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë publikuar lajmin e vdekjes së Praljak duke u bazuar në burime të ndryshme jozyrtare.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e Praljak, i cili është dënuar me 20 vite burg nga Këshilli i Apelit i ICTY-së.

Praljak, pas shqiptimit të vendimit për dënimin e tij, bërtiti se “Slobodan Praljak nuk është kriminel lufte”, ndërsa më pas piu një substancë të panjohur. Pasi avokati i Praljak tha se ai ka pirë helm, gjykata ndërpreu seancën gjyqësore.

Praljak u dërgua në spital me ambulancën e ardhur në sallën e gjyqit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi