Media italiane përcjell lajmin: Franca i bllokon negociatat Tiranës dhe Shkupit

Edhe në median italiane është publikuar një lajm i cili njofton se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do t’i hapen negociatat.

TGcom shkruan se Franca ka vendosur veton e saj duke bllokuar kësisoj hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

“Vetoja e Francës bllokon çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit. BE kësisoj nuk do të jetë në gjendje të japë dritën jeshile për nisjen e negociatave me dy vendet ballkanike, pavarësisht se shumica e vendeve kanë qenë në favor në rekomandimit të Komisionit Evropian”-shkruan media italiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi