Media gjermane: Kroacia e Sllovenia drejt konfliktit për shkak të demarkacionit

Dy anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Europian po lëvizin drejt një konflikti në grindjet e tyre rreth demarkacionit, paralajmëron gazeta gjermane Handelsblatt dhe vë në dukje se përdorimi i forcës policore nuk përjashtohet.

Sipas mediave kroate, media gjermane shkruan se të gjitha shenjat tregojnë se po shkohet drejt një tensionimi të marrëdhënieve kroato-sllovene mbi Gjirin e Piranit, në të cilën situatë nuk përjashtohen “konflikte të armatosura”.

“Të premten, Sllovenia synon të fillojë zbatimin e gjykimit në arbitrazhin ndërkombëtar, sipas të cilit ky vend i takon dy të tretave të gjirit”.

“Policia sllovene do të marrë kontrollin e ‘detit tonë’”, citohet të ketë thënë kryeministri Miro Cerar, shkruan telegraf. Kroacia do ta kundërshtojë këtë, pasi konsideron arbitrimin si të pavlefshëm”, citohet më tej ai.

Index.hr, duke cituar mediumin gjerman shkruan se vërehet se “BE ka shpenzuar shumë energji për t’i sjellë këto dy vende në procesin e arbitrazhit” dhe se më pas Sllovenia “shkeli në mënyrë të konsiderueshme rregullat procedurale”, gjë që çoi Kroacinë të tërhiqej nga arbitrazhi I cili ka rifillura serish./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi