“Me zhvatës të parasë publike e shkelës të ligjit, nuk ka anëtarësime në organizata ndërkombëtare”

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, shkruan se dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, tregon gjendjen reale  të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me botën demokratike.

Sipas tij, me njerëz zhvatës të parasë publike, shkelës të ligjit  , jo që nuk ka anëtarësime, por do të ketë  largime nga vendet mike të botës perëndimore.

“Votimi i sotëm “kundër” anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë i Zemaj në Facebook:

Votimi i sotëm “kundër” anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike. Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerzë shekels të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerzë plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarsime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës përendimore.

Edhe çka duhet të bëni më shumë që të demtoni të ardhmen e Kosovës!!!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi