ME LINDJEN…! Nga: Luan Sheshi

Me lindjen…

Nuk zgjodhëm,rracë…
as dhe ngjyrë,gjithësesi…
mi i ngordhur,mbi taracë…
lënë të ndarë,në bardhë e zi…

Me lindjen…
Nuk zgjodhëm,fenë…
as dhe hiçin,në hapësirë…
mbetur udhës,mbi Devenë…
drejtë Oazesh,tej për të pirë…

Me lindjen…
Nuk zgjodhëm,fis…
as dhe truallin,përkarshi…
korb i ngordhur,lart në lis…
pabesia,mbi krye,atje na rri…

Me lindjen…
Zgjodhëm,vetëm Jetën…
zën’ fill,hapave të brishtë…
kush pastaj,gjen të vërtetën…
shpejt të tjerët,i vënë një bisht…

Luan Sheshi: 24 nëntor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi