MË KOT PRET…! Nga: Luan Sheshi

Rreth vetes endur përqark,
majtas-djathtas pa adresë,
zog i humbur zënë në çark,
korr rutinë e mjell shpresë…

Koha rendur mes akrepash,
orë në paqe,vite në trishtim,
peshk i rënë midis grepash,
dit’ të kthyera në ndërshkim…

Hap një vrim’,mbyll një der’,
vresht’ i mallit aty penduar,
më kot pret pragun të bjer’,
pastaj dera ta ketë dëgjuar…

Luan Sheshi: 21 dhjetor 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi