• Home
  • SPORT
  • Me këmbë në tokë: Neymar është gati për Botërorin
SPORT

Me këmbë në tokë: Neymar është gati për Botërorin

Spread the love

Neymar është gati, ose më mirë pothuaj gati. Një muaj nga dëmtimi i rëndë në kavilje, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale, braziliani duket se po rikuperohet me shpejtësi.

Edhe pse 3 javë më parë u deklarua se gjithçka do të jetë nën kontrollin e safit mjekësor të ekipit kombëtar të Brazilit, lajmin për gjendjen e sulmuesit e ka dhënë klubi francez i PSG. “Vlerësimi mjekësor i dok. Rodrigo Lasmar konfirmon evolucionin e shkëlqyer të dëmtimit të Neymar dhe na lejon rehabilitimin specifik të kaviljes së djathtë dhe mundësinë që ai ta mbështesë këmbë mirë në tokë”, shkruan në një njoftim klubi parizien.

Me pak fjalë riaftësimi i sulmuesit duket në rrugë të mbarë, që ai të bëhet gati për finalet e kampionatit botëror. Për të deklaruar kohën e rikthimit në fushë duhet të pritet të pakëtn edhe 10 ditë, saktëson PSg: “në 10 ditët e ardhshme mund të fiksojmë një datë të qartë se kur lojtari do të rikthehet në fushë të nisë stërvitjen”.

Neymar duket “i shpëtuar” dhe braziliani mund të kapë ndehsjen e fundit të sezonit, kur do të fëstohet edhe titulli kampion në Francë, por për më shumë ai do të jetë gati për Brazilin në finalët e Botërorit./Top Channel/

Related posts

PSG i ofron 40 milionë euro futbollistit të Interit

dritatv

Bullgari, shpërthim bombe gjatë ndeshjes CSKA – Levski

dritatv

Barça blindon lojtarët me klauzola që kapin shifrën e 3.9 mld eurove

dritatv

Leave a Comment