“Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë”

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka  reaguar për grevën e mësimdhënëse dhe humbjet që po u shkaktohen nxënësve me këtë grevë.

Ndryshe shkruan ai se “Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”.

Siç shkruan Kurti, mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të qeveritarëve, ndërsa prindërit të vazhdojnë kundërshtimin e grevës me kusht që ta vendonin theksin te rritja e cilësisë në arsim

Postimi i plotë i Kurtit:

Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo do të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi