• Home
  • SHQIPERIA
  • Mbyllja e lojërave të fatit, Vasili: LSI ishte “pro” në 2016-ën, Rama i vodhi kompanitë
SHQIPERIA

Mbyllja e lojërave të fatit, Vasili: LSI ishte “pro” në 2016-ën, Rama i vodhi kompanitë

Spread the love

“LSI ka qenë pro mbylljes së lojërave të fatit kur ishte në koalicion me PS, por Rama nuk e bëri një gjë të tillë dhe gjatë kësaj kohe i ka vjedhur kompanitë dhe tani po mashtron”.

Kështu u shpreh Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI, teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, kur foli për mbylljen e lojërave të fatit.

“Edi Rama kur foli për ligjin e bixhozit, një ditë më parë – për ata që synojnë të çajnë rrethimin për ligjin ekzistues me metodat që çanë koalicionin qeverisës, dikur, për të mos e bërë këtë ligj dhe kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti “Marrëzia Kombëtare”, jam këtu për të sqaruar mbylljen e tyre – Pra, me këtë fjali, Edi Rama thotë se ka dashur ta bëjë, por e ka penguar koalicioni. Por në atë kohë, më 31 dhjetor 2016, një ditë më pas, i kam thënë Edi Ramës: Bixhozi e ka të qartë shërimin. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit, e cila vijojnë menjëherë. Të gjitha votat do të jenë pro nga LSI. Ky, pas 3 vjetësh, pasi i rruajti mirë e mirë, lojërat e fatit, i vodhi të gjitha, po krijon këtë mashtrim që s’ka fare lidhje me të vërtetën”, tha Vasili./Top Channel/

Related posts

Sulmi ndaj gazetares, reagon OSBE: Shenjë shumë negative për lirinë e shoqërisë

dritatv

Vrasja e grabitësit në Fier, Rama: Policët heronj

dritatv

Veliaj në Laprakë: Po realizojmë gjithçka që kemi premtuar

dritatv

Leave a Comment