Mbyllja e basteve, ja realiteti në Shqipëri sipas Ramës…

Prej datës 31 dhjetor në Shqipëri rezulton të kenë ulur qepenët mbi 4 mijë pika bastesh, në kuadër të ligjit të ri të qeverisë Rama që parashikon ndalimin e këtij biznesi në qendrat e banuara dhe zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit vetëm në hotele me 5 yje.

E teksa ka denoncime se vijon të luhet ende bixhoz përmes faqeve “online”, kryeministri Edi Rama e paraqet realitetin në Shqipëri krejt tjetër.

Sipas një fotoje të postuar prej tij në Instagram, ku një person pretendon se ka kursyer një shumë të konsiderueshme parash nga mbyllja e llotove, Rama thekson se kjo është e vërteta.

Këtë foto, shefi i qeverisë e ka publikuar pas kërkesës së disa miqve të tij në këtë rrjet social.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi