Mbyllja e 100 kompanive ricikluese, Basha: Rama e Veliaj nga fshihen pas

 

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ka denoncuar heqjen e licencave për 100 kompani ricikluese në kryeqytet.

Sipas tij kjo është e qartë se bëhet për të shtënë në dorë të Ramës, Gjiknurit dhe Veliajt, të të gjithë ciklit të trajtimit të mbetjeve edhe për Tiranën.

“Para dy muajsh ai që ka në pronësi incerenatorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit ka marrë administrimin e riciklimit të mbetjeve të Bashkisë së Tiranës.

Djegia, groposja dhe mbledhja e mbeturinave janë vënë në dorën e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt. Shqipëria eksporton drogë dhe do të importojë plehra. Po ndërton incerenatorë që kanë hapësira që të djegin dhe plehrat e Italisë.

Po ndodh njësoj si me lojrat e fatit. Kanabisin, kokainën-aksion për mbyllje e lojrave të fatit dhe rihapjen me koncesione Olsi Ramës.

Me kanabisin njësoj. U sulmua Lazarati, nuk u kap asnjë bos dhe u kanabizua gjithë vendi nën drejtimin e Ramës dhe Tahirit.

E njëjta skemë me kokainën. Boset e Xibrakes janë edhe tek kokaina e Maminasit”, tha Basha.

Në deklaratën e dy shoqatave “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” dhe “ Shoqata e Ricikluesve”, thuhet se prej muajsh këto subjekte kanë rënë pre e një sërë masave të paligjshme.

Këto subjekte kërkojnë që ky vendim të anulohet, dhe t’i hapet rruga e dialogut mes institucioneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi