Mbyllet ambasada e SHBA-ve në Kajro pas tentativës për sulm

Forcat e sigurisë të Egjiptit kanë rrethuar të gjitha rrugët që çojnë drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kajro, pas një raportimi për tentativë sulmi me bombë pranë ambasadës.

Ambasada përmes profilit të saj në Twitter paralajmëroi shtetasit amerikanë që jetojnë në Egjipt të jenë më të kujdesshëm.

“Jemi të vetëdijshëm për incidentin në rrugën Simon Bolivar, në Kajro. Shmanguni kësaj zone dhe ndiqni zhvillimet e situatës përmes mediave lokale. Jemi të informuar se edhe transporti publik në zonë është pezulluar për shkak të incidentit. Ju lutemi për kujdes”, thuhet në kumtesën e ambasadës.

Mediat e jashtme raportojnë se sot një burrë ka tentuar të aktivizojë një mjet shpërthyes pranë ambasadës amerikane./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi