Mblidhet kryesia e PD, diskutohet për ndryshimet statutore

Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku po diskutohet për ndryshimet statutore.

Grupi i punës ka mbledhur rekomandimet dhe propozimet për ndryshimet statutore. Dokumenti do të prezantohet nga Arben Ristani.

Rekomandimet për ndryshime statutore, që po diskutohen në kryesinë e Partisë Demokratike.

Procesi eshte udhehequr nga dyparime:

• Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti
• Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

• Propozimet e dala gjate analizes
• Praktika e partive si motra ne Gjermani dhe Britani
• Propozimet e dy flukse vete ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri
• Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise.

Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.

• Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrine anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrinvendimin përfundimtar.

• Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeveqendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) përvendimmarje të rëndësishme politike të partise, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;

• Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisësë kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
• Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/ Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet qënë mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
• Standarte tetike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
• Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi