Mblidhet KLGJ: Mundësitë për zgjidhjen e ngërcit në Gjykatën e Lartë

Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi sot mbi problematikën e krijuar për funksionalitetin e Gjykatës së Lartë. I pranishëm në mbledhje zv.kryetari Maksim Qoku u shpreh se Organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë.

Komisioni i zhvillimit të karrierës i ka kërkuar informacion për anëtarët dhe sipas informacioneve të përcjella 3 prej anëtatëve u ka mbaruar mandati para vetingut, 5 prej tyre iu është ndërprere mandati pasi kanë hequr dorë dhe 6 janë shkaktuar nga detyra nga vettingu, një prejt tyre nuk e ushtron detyrën për shkak të angazhimit në KLGj. Aktualisht janë 2 anëtarë, njëri me mandat të përfunduar,  ndërsa anëtari tjetër ëshë në pritje të vendimit nga KPA.

Për këtë arsye, KLGJ vlereson se problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionimin e Gjykatës së Lartë. KLGJ mbetet i angazhur për problematikën aktuale, bazuar në tre pika kryesore:

1. Plotesëmi përfundimisht i trupës së Gjykatës së Larte
2. Trajtimi i cështjeve të mbetura në gjykatë
3. Shmangien e vonesave të shqyrtimit në këtë gjykatë

Qoku u shpreh se KLGJ ka detyrë të sigurojë funksionalitetin e Gjykatës së Lartë. Në mbledhjen e datës 5.7.19 u krijuan premisa për nisjen e garës për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

KLGJ  mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur që mbarti  ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e kolegëve të Gjykatës së Lartë, ndersa u listuan edhe problematikat më emergjente:

Së pari, shqyrtimi i ccështjeve në lidhje me kërkesat për ekstradim, të cilat në rast të tejkalkmit të afateve sjell edhe shfuqizim të masës “arrest ne burg”

Së dyti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave civile për kompetencë apo juridiksion.

Së treti, pamundësia e ankimeve të veçanta të gjykatave admistrative për kompetencë juridiksion.

Së katërti, pamundësia e ankimeve te veçanta të gjykatave për kompetencë jurdiksion.

Së pesti, pamundësia për të shqyrtuar kërkesat për mosekzekutim të vendimeve rë formës së prerë, që mund të krijojnë efekte të pakthyeshme.

Së gjashti, eksodi i ankimeve që shkojnë në Srasburg pa u ezauruar në gjykatën e larte.

Së shtati zgjatja e peoceseve.

Së teti, pamundesia për vendimeve që unifikojnë praktikën gjyqësore.

Në mbledhje Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi edhe mbi mundësitë për nxjerrjen nga ngërçi të Gjykatës së Lartë, duke vecuar tre shtyllat kryesore:

1.Skema e delegimit të gjyqtarëve.
2.Aplikimi i transferimit të përkohshëm.
3.Aplikimi i caktimit të gjyqtarëve në një cështje të caktuar

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi