Mbi 95 për qind e fabrikave në Gaza jashtë funksionit

 

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve Palestinezë, Ali el-Hajik, ka njoftuar se më shumë se 95 për qind të fabrikave dhe komplekseve prodhuese kanë ndaluar aktivitetet në Rripin e Gazës, e cila ndodhet nën bllokadë nga Izraeli.

Në një deklaratë me shkrim El-Hajik theksoi se 75 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të mbylljes së pikës kufitare Kerm Ebu Salim mes Izraelit dhe Gazës, nga ku kryhen eksportet dhe importet e mallrave tregëtare.

Duke tërhequr vëmendjen se më shumë se 95 për qind të fabrikave dhe komplekseve prodhuese kanë ndaluar aktivitetet në Rripin e Gazës, Hajik ka paralajmëruar se në rast të vazhdimit të kësaj situate do të përjetohet një papunësi dhe varfëri e paparë më parë.

Po ashtu Hajik ka vënë theksin se ekomonia e Gazës po kalon në një fazë të rrezikshme për shkak të rëndimit të bllokadës izrelite ndaj Rripit të Gazës dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë do të përjetohet një rënie e madhe dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat jetësore.

Po ashtu pasi ka bërë të ditur se për shkak të mbylljes së pikës kufitare, tregëtarët dhe importuesit palestinezë do të kenë dëme në miliona dollarë pasi mallrat e tyre mbahen në depot e Izraelit, Hajik i bëri thirrje të gjithë autoriteteve që t’i bëjnë presion Izraelit për hapjen e pikës kufitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi