KOSOVA

Mbi 8 mijë aksidente brenda shtatë muajve, 56 persona të vdekur

Spread the love

Aksidentet në trafik, çdo ditë e më shumë janë në rritje.

Në shtatë mujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur 47 aksidente fatale ku kanë vdekur 56 persona.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve, sipas policisë ka arritur në 8191.

Krahasim me vitin paraprak ky numër është pak më i vogël, ngase në shtatë mujorin e parë të vitit 2018, kishin ndodhur 8630 aksidente.

Policia e Kosovës deri më tani ka shqiptuar 243 mijë e 740 tiketa dënimi.

Theksojmë se në sezonën e verës është rritur fluksi i automjeteve, ku si pasojë është shtuar edhe numri i aksidenteve. 

Related posts

Thaçi: U mashtruam për liberalizimin e vizave

dritatv

PSD kërkon që Kuvendi ta marrë rolin udhëheqës të dialogut me Serbinë

dritatv

Kosova shkakton “kaos” në Qeverinë e Serbisë

dritatv

Leave a Comment