Mbi 750 emigrantë të parregullt ndalohen në të gjithë Turqinë

Gjatë ditës së sotme të paktën 757 emigrantë të parregullt u ndaluan në në të gjithë Turqinë.

Sipas një burimi të sigurisë, ushtria zbuloi disa grupe të emigrantëve të parregullt, respektivisht 534 emigrantë në provincën verilindore Edirne, të cilët planifikonin të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale.

Emigrantët e ndaluar ishin shtetas afganë, pakistanezë, boshnjakë, irakianë, iranianë, somalezë, libianë, tunizianë, egjiptianë, eritreas, marokenë, algjerianë dhe sirianë.

Një burim tjetër i sugirisë tha se roja bregdetare turke po ashtu ndaloi 223 emigrantë të parregullt jashtë brigjeve të provincave perëndimore Aydin dhe Izmir, të cilët, sipas burimit janë shtetas afganë dhe iranianë.

Të gjithë emigrantët më vonë u dërguan në drejtoritë provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi