Mbi 500 mijë raste me koronavirus në gjithë botën

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 500 mijë.

Gjithsej 500.542 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Kinë, me 81.285 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 74.422 raste dhe Italia me 74.386.

Pas tyre vijojnë Spanja me 56.197 paceintë, Gjermania me 41.519, Irani me gjithsej 25.233 raste deri më tani, Franca me 25.233 dhe Zvicra me 11.712 raste.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.

Deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 22.334 njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Ditë pa makina” dhe festë, Bashkia e Tiranës organizon një sërë aktivitetesh për 5 Maj

Krahas ceremonisë përkujtimore në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, më 5 Maj në Tiranë do zhvillohet edhe dita pa makina. Rrugët e kryeqytetit do...

Negociatat për Shqipërinë/ “DW” zbulon bisedat e “dyerve të mbyllura” në Londër, çfarë tha Presidenti Macron dhe propozimi i tij për rajonin

Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për...

Këto çrregullime të të ushqyerit flasin për Diabet

Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht shfaqen vonë në jetë, pasi që kjo është mosha kur priret të zhvillohet kjo sëmundje. Mbipesha, kequshqyerja dhe...

Së fundi

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë. Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për...

Në Meke dhe Medine vendoset orë policore me cikël të plotë ditor

Arabia Saudite ka vendosur që të zbatojë orë policore me cikle të plota ditore në qytetet e shenjta Meke dhe Medine. Agjencia zyrtare saudite e...

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...