BOTA

Mbi 200 fëmijë ushtarë janë liruar në Sudanin e Jugut

Spread the love

 

Të paktën 207 fëmijë ushtarë janë liruar në Sudanin e Jugut, që është lirimi i tretë më i madh në vitin 2018.

Njoftimi është bërë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), sipas të cilit mendohet se që nga fillimi i luftës civile, pesë vjet më parë, palët në konflikt kanë rekrutuar mbi 19.000 fëmijë.

“Fëmijët e liruar do të ribashkohen me familjet e tyre, ndërkohë që për disa muaj do të marrin ndihma në ushqim dhe mbështetje psikosociale, bashkë me mundësinë për të vijuar procesin mësimor”, njofton UNICEF-i.

Në lirimin e parafundit që ndodhi në muajin shkurt, u liruan 311 fëmijë ushtarë.

Sudani Jugor i cili shpalli pavarësinë duke u ndarë nga Sudani, u përfshi nga një luftë brendshme, pasi paraprakisht presidenti Salva Kiir Mayardit më 16 dhjetor 2013 largoi nga detyra zëvendësin e tij Riek Machar me pretendimin për “tentativë për grusht shteti”.

Më 17 gusht të vitit 2015 palët arritën marrëveshje, dhe më 28 prill filloi detyrën qeveria kombëtare e përkohshme, e formuar në përputhje me marrëveshjen.

Megjithatë, marrëveshja u ndërpre pas fillimit të luftimeve më 8 korrik 2016 mes forcave të sigurisë që vepronin nën urdhrat e presidentit Mayardit dhe simpatizantëve të Macharit.

Thuhet se deri më tani, kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë njerëz.

Related posts

Rusia hedh poshtë akuzat për mbështetje të protestuesve në Francë

dritatv

Jep dorëheqjen këshilltari ekonomik i Trump, shkak tarifa e importeve

dritatv

Erdogan: Në çdo moment presim të hyjmë në qendër të Afrinit

dritatv

Leave a Comment