Mbi 1 vit pa marrë rrogat, në Poliçan dalin në protestë

Punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan në protestë. “Nuk marrim rrogat prej 1 viti e gjysmë”. Protestës i’u bashkuan edhe ish/punonjësit e kombinatit të hequr nga puna padrejtësisht.

Punonjësit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit, kanë protestuar sot përpara kombinatit,duke kërkuar pagat e pa marra prej 1 viti e gjysmë në këtë Kombinat, në të cilin vazhdojnë të punojnë çdo ditë.

Protestës i janë bashkuan edhe ish/punonjësit e kombinatit,të hequr padrejtësisht nga puna,të cilët edhe pse kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore nuk kanë marrë asnjë lekë. Protestuesit pohojnë se,janë 130 punonjës që prej 1-viti e gjysmë nuk kanë marrë pagat në këtë kombinat, ku punojnë ende edhe sot. Sipas protestuesve,të gjithë ish/punonjësit që kanë fituar edhe gjyqet,kanë vite që presin në dyert e Kombinatit dhe nuk kanë marrë pagat,edhe pse kryeministri ka deklaruar me forcë që të zbatohen të gjitha vendimet gjyqësore.

Punonjësit kanë kërkuar vëmendjen nga ana e Ministria e Mbrojtjes për të pasur një projekt konkret për vazhdimësinë e punës në këtë Kombinat. Sipas punonjësve protestues,nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur një neglizhencë totale dhe një papërgjegjshmëri, pasi kjo ministri e ka parë këtë kombinat vetëm për fitime personale. Edhe sot, Ministria e Mbrojtjes ka kontrata me kompani të huaja,që vijojnë që nga viti 1991 dhe prej të cilave shiten nga Ministria e Mbrojtjes shet nga 91-deri sot municionet dhe fishekët e Poliçanin,ndërkohë që punëtorë rrinë pa u paguar për punën.

Punonjësit shprehen se,nëse shteti nuk ka mundësi dhe projekte konkrete për të venë më punë Kombinatin atëherë të paktën të mos pengojë kompanitë e huaja që kanë shprehur interes për ta marrë me konçension Kombinatin Mekanik Polican, duke ruajtur identitetin per prodhimin e municioneve dhe duke punësuar një numër të konsiderueshëm punonjësit nga qyteti i Poliçanit.

Punonjësit kanë deklaruar se,nqs nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre përpara Ministrisë së Mbrojtjes, deri në grevë urie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi