SHQIPERIA

Mbetjet në Porto Romano, dështon projekti për rrethimin e zonës

Spread the love

Pas shuarjes së vatrave të zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, Bashkia e Durrësit vendosi ta rrethojë me gardh metalik.

Rrethimi synon të shmangë hyrjen e njerëzve që punojnë çdo ditë aty, por edhe të kafshëve që ushqehen në këtë vendgrumbullim, e më pas theren për mish e tregtohen nga banorët e zonës.

Investimi modest për rrethimin ishte planifikuar kohë më parë, por nuk u realizua asnjëherë. Edhe në këtë përpjekje për rrethim, Ndërmarrja bashkiake e Pastrim-Gjelbërimit ka dështuar, pasi gardhi metalik është shtrirë në afro 50 metra, pa mundur të realizohet i gjithë rrethimi.

Punëtorët e përditshëm, dhe pse në temperatura të ulëta këtë fundjavë, vazhdojnë të gërmojnë mes grumbujve me mbeturina për të siguruar nga gjetjet, kryesisht skrap e kanaçe, të ardhura për të plotësuar nevojat bazë për familjet e tyre.

Roje, që të ndalojë hyrjen e tyre si dhe depozitimet e paautorizuara në Porto Romano, nuk ka.

Pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, djegia e mbetjeve urbane në këtë vendgrumbullim që ngriti në protestë studentë, pedagogë dhe banorë të komunitetit, u disiplinua disi. Megjithatë, tek-tuk ka vatra të aktivizuara zjarri, që vijojnë të çlirojnë gazra toksike, që dëmtojnë shëndetin e banorëve të qytetit.

Situata e mbetjeve urbane në Bashkinë e Durrësit, që ka shpallur emergjencën mjedisore prej disa muajsh, vazhdon të mbetet kritike dhe pret ndërhyrjen e shpejtë të qeverisë, përmes bllokimit të funksionimit të tij dhe rehabilitimit të krejt zonës./Top Channel/

Related posts

Vettingu e Reforma Zgjedhore, kushtet kyçe të Gjermanisë për negociatat me Shqipërinë

dritatv

Basha denoncon me fakte përmbytjen, kërkon shpalljen e emergjencës

dritatv

Basha: Marrëveshja e 18 majit, e detyruar nga jashtë. E dëmtoi PD-në në zgjedhje

dritatv

Leave a Comment