“Mbështetje për integrimin në BE”, ambasadorja e SHBA pas takimit me ministrat: Ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Juri Kim zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta.

Diplomatja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi