“Mbështetje e qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”

Bashkimi Europian në Samitin BE-Ballkani Pëerëndimor i cili u mbajt sot në Sofje, ka konfirmuar mbështetjen e qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe forcimit të marrdhënieve fqinjësore dhe zgjidhjes së kontesteve dypalëshe të trashëguara, thuhet në deklaratën e Samitit.

Liderët e BE-së dhe shteteve anëtare, në konsultim me partnerët nga Ballkani Perëndimor kanë harmonizuar deklaratën në të cilën është theksuar se BE përshëndet përkushtimin e partnerëve të saj nga Ballkani Perëndimor për vlerat dhe parimet europiane me vizion për një Europë stabile, të fortë dhe të bashkuar.

“BE-ja përkrah angazhimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Kjo ka të bëjë në veçanti me gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese lidhur për kontestet dypalëshe të rrënjosura thellë në trashëgiminë nga e kaluara si dhe për përpjekjet shtesë për pajtim”, thuhet në deklaratë.

Unioni përshëndet përkushtimin e disa shteteve të rajonit për demokraci dhe sundimin e ligjit, me theks të veçantë tek lufta kundër korrupsionit dhe respektimin e pakicave.

“BE-ja është e vendosur të forcojë intensitetin e angazhimit në të gjitha nivelet, në mënyrë që të mbështet transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

BE-ja është e mendimit për të nxitur atmosferën ekonomike dhe investuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të avancohet më shpejtë në lëmin e ekonomisë dixhitale dhe shoqërive të qëndrueshme të cilat mbajnë llogari për klimën, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Në deklaratë, gjithashtu përmenden sfidat e sigurisë të cilat kërkojnë veprim të koordinuar dhe kolektiv, siç kërkon lufta kundër terrorizmit./Rtv Drita/