Mbështetje dhe ftesë nga Turqia për xhaxhain e 16-vjeçarit të arrestuar palestinez

Disa organizata joqeveritare nga Turqia i dërguan një letër me të cilën e mbështesin dhe e ftojnë në tubimin që do të mbahet për Kudsin të dielën në Ankara, Reshat Xhunejdi-n, xhaxhain e 16-vjeçarit të arrestuar palestinez Fevzi Xhunejdi. Djaloshi i arrestuar u bë simbol i rezistencës së Kudsit, pasi u fotografua derisa arrestohej me sytë e lidhura nga një numër i madh ushtarësh izraelitë.

Xhaxhai i 16 vjeçarit palestinez mori mbështetje në letrën e ftesës të cilën deri tek ai e dërguan organizatat e shoqërisë civile si Memur-Sen, Hak-Iş, Fondacioni humanitar IHH, Shoqata Rinore Anadolu (AGD), Cihannüma dhe ÖNDER. Ai në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se do të marrë pjesë në tubimin që të do të zhvillohet në Ankara nëse arrin të marrë vizën dhe nëse nuk i bëhet ndonjë pengesë për daljen nga vendi nga autoritetet izralite.

“Kam vështirësi të shpreh ndjenjat”

Pasi ka vënë në dukje se është i lumtur për ftesën që ka marrë nga Turqia, Xhunejdi tha se “Kam marrë kënaqësi të madhe nga kjo ftesë nga Turqia. Kam vështirësi të shpreh ndjenjat e mia. Unë shpresoj se do të marr pjesë në tubim pasi të marr vizën dhe nëse autoritetet izraelite do të më lejojnë të kaloj kufirin. Përmes kësaj mundësie, që do të më sigurojnë vëllezërit e mi në Turqi. Unë do të jem në gjendje të tregoj se si fëmijët tanë janë duke u trajtuar nga forcat okupatore, se si ata janë të privuar nga jeta e lirë dhe kushtet normale të jetës. Do të gjejë mundësinë që britmën tonë ta dëgjojë e gjithë bota”.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër pushtimit. Do t’i kundërvihemi me zemër dhe me fjalë sulmeve të kryera ndaj të gjitha vendeve tona të shenjta, sidomos kundër xhamisë Al-Aksa dhe Kudsit”, tha xhaxhai Xhunejdi duke shprehur lumturinë për këtë mbështetje dhe ftesë që ka marrë nga Turqia.

Organizatat Memur-Sen, Hak-Iş, IHH, AGD, Cihannüma dhe ÖNDER, më 17 dhejtor, ditën e dielë do të zhvillojnë një tubim në sheshin “Anadolu” në Ankara për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Që prej një jave ndodhet në burgun ushtarak

Palestinezi 16 vjeçar Fevzi Xhunejdi u arrestua duke “ia lidhur sytë” të enjten e kaluar në qytetin El Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim nga një numër i madh ushtarësh izraelitë. Kjo ngjarje shkaktoi jehonë të madhe pas publikimit të pamjeve në median sociale. Afati i paraburgimit të Xhunejdi u zgjat me 3 ditë pasi ai doli para gjykatës ushtarake ditën e hënë.

Afati i paraburgimit të Xhunejdi u zgjat edhe njëherë ditën e djeshme në gjykatë, ku thuhet se djaloshi Xhunejdi do të dalë sërish para gjykatës ditën e hënë.

Sipas aktakuzës që prokurori ushtarak paraqiti në gjykatë ditën e djeshme mësohet se Xhunejdi akuzohet “për hedhje me gurë ndaj ushtarëve izraelitë”.

Ndërsa Xhunejdi duke e refuzuar këtë akuzë ka thënë se në ato momente ka dalë jashtë për të plotësuar nevojat familjare dhe se një numër i madh ushtarësh ishin vërsulur mbi të dhe se e kanë arrestuar duke ia lidhur sytë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi