Mbështetësit e opozitës tentojnë t’i bllokojnë rrugën Ramës

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit  dhe simpatizantët ishin të shoqëruar edhe nga ish-deputetët e opozitës si Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Ata marshuan nga Grabovicë drej fshatit Cerrave, por kjo tentativë e tyre rezultoi e kotë, pasi eskorta e shefit të qeverisë arriti të kalojë pa shkaktuar asnjë incident.

Kryeministri Rama në orën 18:00 do të zhvillojë një tjetër takim me mbështetësit e selisë rozë në Pogradec, aty ku do të prezantohet edhe kandidati i maxhorancës për bashkinë në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi