“Mbajini mend”, kreu i FRPD: Ja policët e infiltruar në protestë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zbuluar policët e infiltruar në protestën e opozitës. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” foto dhe video të bëra gjatë protestës së sotme, ku sipas tij shfaqen policët e infiltruar me veshje civile.

Këlliçi shkruan se këta janë civilet e bandës së Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë. Ai iu bën thirrje qytetarëve t’i shohin e t’i mbajnë mend.

STATUSI I KËLLIÇIT

Edi Rama erdhi në pushtet me bandat kriminale dhe si bandë kriminale vazhdon ta drejtojë shtetin. Edi Rama e ktheu policinë e shtetit në shërbim të krimit dhe krimin e veshi me uniformë policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes së hashashit, trafikimit të saj, pastrimit të parave që vijnë nga droga tani u është shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.
Këta janë civilet e bandës së Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë. Pa asnjë shenjë identifikuese por me kodin e familjes mafioze të rilindjes dhunojnë, ndalojnë dhe çojnë nëpër komisariate a bodrume bashkish të rinjtë që janë kundër padrinos. Po të kishte prokurori të pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditëve të tij do ishin para drejtësisë. Por meqenëse prokuroria është bërë njësh me familjen mafioze të rilindjes, atëherë i lind e drejta qytetarëve t’u japë atë që meritojnë banditëve.
Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do të jenë para drejtësisë është e shpejtë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi