ZVICER

Mbahet Kuvendi i LAPSH për Kantonin e Gjenevës

Spread the love

Këshilli kantonal i LAPSH për Kantonin e Gjenevës Gjenevë u bën ftesë prindërve të nxënësve të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për pjesëmarrje në Kuvendin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë.

Mësimi i gjuhës amtare: domosdoshmëri për zhvillim harmonik dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të fëmijëve.

Të dashur prindër,

Viti 2018-2019 është viti i sfidave për LAPSh-in. Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë në Gjenevë, është shoqatë e juaja, e krijuar 27 vjet më parë nga prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar, me qëllim kryesor ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sikur vlera kombëtare, sikurse dhe afirmimin e tyre, duke siguruar kështu vazhdimësi edhe për gjeneratën tjetër.

Fëmijët tanë, edhe pse të lindur e të rritur në mërgim duhet ta ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën shqipe si parakusht për arritjen e sukseseve të mëtejshme edhe në shkollën zvicerane. LAPSh gëzon mbështetjen e institucioneve kantonale dhe komunale të Zvicrës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vendeve të tjera të prejardhjes.

Gjithnjë e më shumë shoqata radhitet në linjën pedagogjike dhe metodologjike të shkollës publike. Mësimdhënësit- mësimdhënëset tona janë të ftuara të marrin pjesë në seminare e trajnime të organizuara nga Universiteti i Gjenevës dhe shkollat që ndjekin fëmijët tuaj.

Për tu përballur me sfidat e reja dhe për ta ringjallur Kryesinë e shoqatës, ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin e radhës që mbahet më 22 mars në Centre de quartier du Lignon (Place du Lignon 32, 1219 Le Lignon) me fillim nga ora : 19h00, thuhet në ftesën që për Kryesinë e LAPSH – Gjenevë e ka nënshkruar Gëzim ILAZI, kryetar

Rendi i ditës i Kuvendit:

1) Aprovimi i PV-së nga Kuvendi i 19 tetorit 2016 ;

2) Raporti i punës 2016 ;

3) Raporti i revizorëve për vitin 2016;

4) Raporti i punës 2017 ;

5) Raporti i revizorëve për vitin 2017 ;

6) Aprovimi i raporteve dhe shkarkimi i kryesisë ;

7) Ndryshime në statutin e LAPSH në Gjenevë ;

8) Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë dhe Kryetarit-es ;

9) Projekt-buxheti për vitin 2018 ;

10) Zgjedhja e revizorëve të kontos për vitin 2018 ;

11) Të ndryshme.
/Kosova Post/

Related posts

59% të zviceranëve janë kundër organizimit të Olimpiadës “Sion 2026”

dritatv

Çdo i pesti në Zvicër jeton me aftësi të kufizuar

dritatv

Anulohen fluturimet në aeroportin e Gjenevës

dritatv

Leave a Comment