May: Negociatat për Brexitin kanë hyrë në grackë

Kryeministrja britanike, Theresa May, është shprehur se negociatat për Brexit-in kanë hyrë në grackë, pasi Bashkimi Europian (BE) hodhi poshtë propozimet e saj për braktisjen e bllokut.

May theksoi se “është e papranueshme” që BE-ja hodhi poshtë planin e saj pa mos ofruar alternativë.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në samitin në Salzburg tha se plani i kryeministres britanike “nuk do të funksiononte”.

Të dyja palët dëshirojnë të arrijnë marrëveshje, por se akoma nuk ka pajtueshmëri rreth çështjeve kyçe për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe kufirin irlandez.

May po ashtu bëri thirrje për angazhim serioz me qëllim që të zgjidhen problemet./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi