May: Ndërhyrja ushtarake në Siri në interesin tonë kombëtar

 

 

Ndërhyrja ushtarake në Siri ishte në interesin kombëtar të Britanisë së Madhe për të parandaluar përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike në Siri, tha të hënën kryeministrja britanike, Theresa May.

“Jemi të bindur në vlerësimin tonë se regjimi sirian sigurisht është përgjegjës për sulmin dhe se sjellja e tyre tregon se ata me siguri do të vazhdojnë të përdorin armë kimike”, ka thënë May në fjalimin e saj para Parlamentit britanik.

Ajo shtoi se vendimi i Londrës për t’u bashkuar me Washingtonin dhe Parisin në ndërhyrjen ushtarake, është sjellë edhe nga aspekti human.

“Nuk mund të lejojmë që përdorimi i armëve kimike të bëhet gjë e zakonshme në Siri, në rrugët e Britanisë së Madhe apo kudo tjetër. Familje të pafajshme që kërkojnë strehim në bunkerë nëntokësorë, u gjetën të vdekur me shkumë në gojë, djegie në sy dhe trupat e tyre ishin të rrethuar me aromë klorike. Fëmijët po luftojnë për jetë, ndërsa mushkëritë e tyre ngulfaten nga kimikatet. Fakti që një krim i tillë mund të ndodhë në botën tonë sot është njollë për njerëzimin tonë”, tha May.

Në përgjigje të sulmit me armë kimike në Duma e 7 prillit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca herët të shtunën bombarduan disa baza të forcave të regjimit Bashar al-Asadit në Damask dhe Homs.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi