May dhe Merkel diskutojnë raportet pas Brexitit

Gjermania dhe Britania u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin e tyre të ngushtë pas Brexitit, largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Duke folur së bashku me kryeministren britanike Theresa May para takimit të tyre në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhje për vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, por gjithashtu tha se negociatat për Brexitin tani kanë hyrë në një fazë vendimtare.

“Unë do të doja që Gjermania dhe Britania të vazhdojnë të jenë partnerë shumë të afërt në të ardhmen”, tha Merkel, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në fushat e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, May shprehu gatishmëri për avancimin e raporteve me Gjermaninë.

“Unë pres raporte pozitive në të ardhmen midis Britanisë dhe Gjermanisë, duke ndërtuar shumë lidhje të shkëlqyeshme që tashmë i kemi”, deklaroi kryeministrja britanike.

May po ashtu tha se me homologen e saj gjermane do të diskutojnë pikat e rendit të ditës të samitit të liderëve të NATO-s javën e ardhshme.

Britania do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, por palët kanë rënë dakord për të përfshirë një periudhë tranzicioni që pritet të zgjasë për rreth dy vite./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi