Mavraj “hakmerret” ndaj Hamburgut, “shkarkon” trajnerin e 21-vjeçarëve

Pak ditë më parë, trajneri i Hamburgut, Christian Titz e dërgoi Mërgim Mavrajn të stërvitej me ekipin e të rinjve, si masë e formës jo të mirë të futbollistit kuqezi.

Ky vendim, sipas gjermanes “Bild” i ka shkaktuar mjaft probleme skuadrës së Hamburgut, pasi ka shkelur kontratën që ka me mbrojtësin kuqezi, si dhe statusin e lojtarëve profesionistë, që duhet të stërviten vetëm nga një trajner me licencë “pro”.

Momentalisht, skuadra U21 e Hamburgut stërvitet nga Steffen Vaid, i cili nuk disponon licencën e përshtatshme.

Klubi gjerman, vetëm prej rastit të Mavrajt punësoi me kohë të pjesshme ish-sulmuesin profesionist, Vahid Hashemian, që mori për disa ditë drejtimin e ekipit të të rinjve.

Gjithmonë sipas “Bild”, kjo situatë nuk mund të vijojë për shumë gjatë, pasi Vahid punon edhe në skuadrën e 17-vjeçarëve, e për këtë arsye Hamburgut i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër.

Gazeta shkruan se, duke nisur nga java e ardhshme, skuadra do të emërojë një tjetër trajner tek ekipi i 21-vjeçarëve, që ai të jetë i përshtatshëm për të stërvitur edhe mbrojtësin shqiptar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi