Matura ime! Nga: Hasan Korbi

Matura ime!

Matura ime
E dashura ime.
E ngrohte,
E bukur ,
E thjeshte,
Shume krenare.
Shoqet e mia,
Fluturat jakebardha.
Shoket e mi,
Djem te urte e punetore.
Fluturimet e tyre
Nisin udhen aty,
Tek kjo mature.
Dikush ne nje hap.
Dikush me shpejt.
Dikush me ngadale.
Nje vit ne na bashkon.
Ne fjaline e dijes,
Cdo njeri prej nesh
Eshte kryefjale.

Ne shpirtin tim

Ne shpirtin tim
Mendimi dhe rinia juaj derdhet,
Sot, per te ngrohur
Shpirtin dhe pleqerine time.
Ne syte e mi ,
Matura ime.
e bukur, rinore e trendafilte.
Me petale te bardha bore
Ku ndjehet e hershmja arome.
Ne shpirtin tim
Freskite e moshes derdhen,
Per t’ju kujtuar kohen e ikur,
Ku malli mposht veten.

Ndarje.

Afron prilli.
Bilbili kendon.
Troket pranvera .
Ndarje,
Matura jone.

Rritet gjelberimi
Vjen behari
kendon bilbili
Kalon prilli,
Ndarja troket

Vera
Hap nje tjeter jete
Rinia kendon,
Si valet ne jon.
Matura mbaron.

Lulezon jeta
Fillon gjelberimi.
Venitet deshperimi
Natyra si lule.
Zemrat gufon.

Kaluan vitet
Dhe ne u rritem,
Erdhi nje dite.
Embel e kemi prite…
Por jo keshtu.

Me lot deshperimi

Ne zemra ndihet
Flladi me plot kujtime,
Vitet shume te embla,
si te bukurat lellatime,
ndahen zemrat pergjithmone.
Mature te mos kishte…
Ajo te ishte ne kohe,
Si nje frymemarrje.
Ne vitet e shkolles mblidhen kujtime.
Ne castin e ndarjes,
Zemren ngacmojne.
Matura si lule,
Me gjethe gjelberimi,
Lulezon ne pranvere.
Thahet ne vere.
Ne bankat e klases,
nis udhe deshperimi.
Matura.
Kerkon vitet e shkuara,
Per te pare agimin e pare.
Shikimin mbi horizont derdh,
Per te ndaluar larg.
Mature te mos kishte.
Se ndarja ka lot.
Matura si adoleshence,
Gezon dhe perlot.

Nga: Hasan Korbi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi