• Home
  • KUZHINE
  • Mashurka të njoma, ja si ti pëgatisni ato!
KUZHINE

Mashurka të njoma, ja si ti pëgatisni ato!

Spread the love

Mashurkat janë të pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjerësisht për njerëzit që kanë pamjaftueshmëri të këtij minerali.

Mashurkat janë gjithashtu të pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalçium.

Kjo i bën ato perfekte për organizmin.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org arsyet e forta përse duhet të konsumoni mashurkat.

Më Shumë Hekur Në Organizëm

Falë sasisë së madhe të hekurit që përmbajnë, mashurkat këshillohen të konsumohen nga njerëzit që vuajnë nga anemia.

Një gjysëm pjate me mashurka të gatuara ofron 20 kalori.

Mashurkat janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i sodiumit, yndyrës së shëndetshme, fibrës, kalçiumit e të tjerë.

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme e konsiderojnë mashurkën mirëbërëse për shëndetin e njeriut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mashurkat rekomandohen të konsumohen edhe nga njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut,  niveli i lartë i sheqernave në gjak dhe kolesterolit të lartë.

Mashurkat përmbajnë argininë, një substancë që ul nivelin e sheqerit në gjak dhe urinë.

Zierja e mashurkave shkatërron argininën, ndaj këto perime duhen kavërdisur lehtë.

Fibra e mashurkave është ideale për të përmirësuar tretjen dhe ulur kolesterolin.

Mashurkat janë të dobishme për të larguar toksinat dhe substancat e padëshiruara në organizëm, sepse janë të pasura me kalium.

Konsumi i rregullt i tyre rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga reumatizma.

Gatimi i Mashurkave

Mashurkat mund t’i kaurdisni lehtë ose t’i gatuani me avull.

Nëse i preferoni të ziera, mund t’i konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose sardelet.

Për një gatim të shijshëm, mashurkat mund t’i kombinoni me trumzë, hudhër, djathë ose mish pule.

Në variantin e pagatuar, mashurkat përmbajnë një proteinë që është e dëmshme dhe helmuese.

Për shkak të saj, mashurkat nuk duhen ngrënë kurrë të gjalla. /Kosova Post/

Related posts

Si të bëjmë vet një smoothie me kivi!

dritatv

Ja çfarë do gatuajmë sot

dritatv

Ja si bëhet një padishpanjë perfekte (Receta dhe procedura)!

dritatv

Leave a Comment