Mashtrime me TVSH-në, arrestohet një nga gjashtë të shpallurit në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga gjashtë të shpallurit në kërkim të shtunën nga operacioni “TVSH”.

Në pranga ka rënë Elton Zoto, 36 vjeç, pasi në bashkëpunim me Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla, të arrestuar të shtunën, kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .

Vijon puna intesive për kapjen e pesë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.Ndaj Elton Zotos rëndon akuza për “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi