Masat ligjore për “të fortët”. Nuk ndryshon Kodi Penal, riorganizim i strukturave të rendit

Paketa e masave të forta ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit në territor ndaj atyre që cilësohen “të fortë”, nuk parashikon ndryshime në Kodin Penal.

Burime nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se masat që do të prezantohen në ditët në vijin janë të karakterit teknik dhe kanë të bëjnë më shumë me riorganizimin e punës së strukturave të rendit. Komisariateve i është lënë detyrë të rilistojnë në skedarët e tyre personat problematik dhe kontigjentin kriminal në zonat që mbulojnë.

Inpesktorët e policisë do mbledhin informacion në terren për indivitë të caktuar që shqetësojnë komunitetin duke kryer veprimtari kriminale si konsumim apo shpërndarje narkotikësh, armbajtjes pa leje apo zaptim të hapsirave publike. Po ashtu në “sitë” do kalojnë edhe persona të caktuar që zotërojnë pasuri dhe mjete lukzoze por që dyshohet se nuk i justifikojnë me të ardhurat që kanë.

Aktivitetei i personave që kanë lënë qelitë e burgut pasi kanë kryer dënime penale do jetë gjithashtu në fokus.

Sipas analizave të policisë, problem mbetet edhe fenomeni i dhënies së parave me fajde nga indivitë të caktuar, të cilët trysnojnë “borxhlinjtë” me marrje pasurie dhe bëhen shkak për konflikte.

Masave kundra të fortëve i shkon përshtat edhe organizimi i ri me “zonat policore”, ku inspektorët do mbulojnë dhe shërbejnë vëtëm në një territor të caktuar, për të krijuar një lidhje më të fortë me komunitetin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi