Martirizohet një palestinez pasi u qëllua dhe po mbahej nga ushtria izraelite

Një palestinez i ri i cili u qëllua dhe u mor me vete nga ushtarë izraelitë iu nënshtrua sot plagëve, raporton (AA).

Mohammad Haziz ishte një nga tre palestinezët që u qëllua nga forcat izraelite prenë fshatit Deir Abu Meshal pranë Ramallahut në pjesën qëndrore të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha më herët se kishte dërguar dy të rinj të plagosur në spitalet në Ramallah ndërsa personi i tretë i plagosur u mbajt nga forcat izraelite.

Emad Zahran, kreu i Këshillit vendor të Deir Abu Meshal tha për AA se familja e Haziz-it u informua për vdekjen e tij nga ushtria izraelite disa orë pasi ishte ndaluar.

“Muhamedi u arrestua në mëngjes pasi u qëllua nga një ekip i ushtrisë (izraelite) okupuese”, shtoi Zahran.

Ai tha se izraelitët ende nuk e kanë dorëzuar trupin e të riut.

Më herët, ushtria izraelite tha se qëlloi një grup palestinezësh pranë Ramallahut, duke pretenduar se ata posedonin materiale djegëse dhe goma që donin t’u vinin zjarrin.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

OFL ndalon në Kukës, iu kërkon burimet e pasurisë dy të dënuarve për krime të rënda

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Kukës, ku ju ka dërguar kërkesë për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy personave të dënuar apo...

Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve që nga maji

Gjermania ka regjistruar 1 510 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, numri më i lartë ditor në më shumë se...

Lajme dt:15.02.2020

https://youtu.be/yQpcpUX3UZY

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...