Martin Schulz hoqi dorë nga ambiciet për postet ministrore

Kryetari i Partisë Socialdemokratike (SDP), Martin Schulz, tha se ka hequr dorë për t’u bërë ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Gjermanisë për shkak të turbulencave në partinë e tij, pasi u lidh marrëveshje për koalicionin me konservatorët e kancelares Angela Merkel.

Në deklaratën me shkrim, Schulz theksoi se votimi brenda partisë për marrëveshjen me konservatorët u rrezikua nga një diskutim për të ardhmen e saj.

“Deklaroj se nuk do të hyjë në Qeveri dhe sinqerisht shpresoj se kjo do t’i japë fund debateve brenda Partisë Socialdemokratike”, theksoi Schulz.

Funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme momentalisht e ushtron Sigmar Gabriel, i cili para një viti kreun në Partinë Socialdemokratike ia lëshoi Schulz-it, dhe që atëherë u bë një nga politikanët më të popullarizuar në Gjermani.

Partia Socialdemokratike marrëveshjen e koalicionit të cilin e arriti të mërkurën do ta dorëzojë për votim në tërë anëtarësinë e partisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli. Shkak për këtë duket se janë...

Dosjet e prapambetura në Lushnje/ Gjonaj paralajmëron për pushim nga puna

Denoncimet e qytetarëve për korrupsion dhe abuzime me detyrën e kanë çuar Task Forcën Antikorrupsion gjatë javës së kaluar në dyert e ZRPP së...

Pas dorëheqjes së Blushit, përjashtohet nga LIBRA Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi ëshë përjashtuar nga partia LIBRA. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Etikës në datën 13 janar dhe u bë publik sot....

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...