Marshim kundër armëve, të mbijetuarit e Floridas drejt Uashingtonit

Të mbijetuarit e masakrës në një shkollë të mesme në Florida lajmëruan një marshim kombëtar drejt Uashingtonit për të kërkuar aksion politik për kontrollin e armëve.

Studentët që organizuan mitingun dhe marshimin e planifikuar thanë se janë të vendosur që masakrën e së mërkurës ta shndërrojnë në një pikë kthesë për debatin kombëtar mbi armët.

Sulmi i kryer nga ish-nxënësi i shkollës “Marjory Stoneman Douglas”, 19-vjeçari Nicholas Cruz u kushtoi jetën 17 nxënësve dhe mësuesve dhe ishte më vdekjeprurësi në një shkollë në SHBA që prej vitit 2012.

“Ata thonë se ka probleme të shëndetit mendor dhe unë nuk jam psikologe, por kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin mendor. Ai nuk do të kishte lënduar kaq shumë studentë me një thikë”, thotë e mbijetuara Emma Gonzalez.

Për mediat amerikane, nxënësit që i mbijetuan masakrës thanë se marshimi drejt Uashingtonit do të bëhet më 24 mars. Qëllimi i tij është t’u kërkojnë ligjvënesve amerikane të bëjnë prioritet fëmijë dhe familjet e tyre, ndërsa kërkojnë të organizojnë edhe protesta të qytete të tjerë ata ditë, nxënësit që i mbijetuan plumbave të Cruz thanë se ndërsa ata vriten, të rriturit tallen dhe nuk ndërmarrin asnjë masë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi